Ivanov: Nuk do të pranoj marrëveshjen për emrin

Një ditë pas marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka thënë se, nuk do ta firmos këtë marrëveshje me Greqinë. Ai tha se, nuk është dakord me këtë marrëveshje, pasi ajo dëmton historinë e Maqedonisë. “Marrëveshja nuk ka qenë transparente, çështja e integrimit në strukturat evropiane nuk mund të jetë justifikim për një marrëveshje jo të mirë. Nuk bie pre e as një kërcënimi për tu tërhequr”, -tha Ivanov . Një ditë më parë nga të dyja palët u deklarua se marrëveshja ishte arritur dhe se emiri i ri i Maqedonisë do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Më vjen turp që jam pedagog!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.