Iu refuzua azili, shqiptari ngre në këmbë Gjermaninë

Një 22-vjeçar shqiptar, të cilit i ishte refuzuar azili në Gjermani, ka ngritur në këmbë autoritetet, pasi është larguar nga burgu për dëbim që ndodhet në aeroportin e Hamburgut. Welt.de shkruan se si fillim ishte i paqartë fakti se si shqiptari kishte arritur të largohej përmes telit me gjemba, por ishte ndihmuar nga një 23-vjeçar algjerian.

Policia thotë se ai e kishte përgatitur mirë arratisjen. Shtrati i tij në dhomën e burgut ishte përgatitur në mënyrë të tillë, që të dukej se ai ishte duke fjetur.

LEXO DHE :  Çfarë pritet të ndodhë sot, në protestën studentore!

Fill pasi u konstatua zhdukja e tij, përgjegjësit e burgut njoftuan autoritetet aeroportit, pasi ekzistonte rreziku që ai të ikte përmes pistës së aeroportit. Kështu, rreth orës 20:15 të ditës së djeshme është bllokuar qarkullimi i aeroplanëve në mënyrë që të kontrollohet territori. Ndërkohë, 22-vjeçari vazhdon ende të jetë në kërkim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.