Iu ndalua hyrja në SHBA, Ambasada Amerikane reagon për Tom Doshin

Ditën e djeshme, Departamenti i Shtetit në SHBA, ka bërë një njoftim publik, ku i ndalon deputetit, Tom Doshi dhe familjes së tij, hyrjen në Amerikë. Edhe pse vetë deputeti e ka mohuar këtë fakt, Departamenti i Shtetit, ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka konfirmuar edhe njëherë vendimin e saj. Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo që ka  shpërndarë njoftimin e Departamentit  të SHBA-së. Në njoftimin e nxjerrë nga Ambasada thuhet se:

LEXO DHE :  Frymëzuese/ 18-vjeçarja me protezë, e treta më e bukura në Itali

” Departamenti i Shtetit, njofton publikisht se ka ndaluar deputetin e Parlamenit shqiptar, Tom Doshi, sipas nenit 7031(c), të Aktit të Ndarjeve të Përbashkët të FY 2017, të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.”/K.Ç/dritare.net

us tom doshi

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.