Iu hoq akreditimi, CNN padit Trump

Pak ditë më parë Shtëpia e Bardhë i ka hequr akreditimin gazetarit të këtij telvizioni Jim Acosta pas një përplasje që pati live me Presidentin Donald Trump.

Por, CNN nuk ka qëndruar duarkryq, pasi televizioni ka paraqitur një padi në gjykatë e distriktit të Uashingtonit .

“Revokimi i gabuar i akreditimit të gazetarit të CNN cenon televizionin tonë dhe të drejtën e lirisë dhe shtypit”, thuhej në një deklaratë të CNN.

Korrespondenti i CNN zemëroi presidentin pasi këmbënguli në disa pyetje në një konferencë për shtyp pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Ai sfidoi karakterizimin e Trump për karvanin e emigrantëve nga Amerika qendrore si një pushtim. Trump reagoi duke thënë; sinqerisht unë mendoj se ti duhet të më lësh mua të drejtoj vendin, ti drejto CNN.

LEXO DHE :  Aksident në Shkodër, e përplas makina, vdes mësuesja

Akosta, që qëndronte vetëm pak metra larg presidentit, refuzoi të ulej apo të dorëzonte mikrofonin.

Je një person i tmerrshëm dhe arrogant, i tha Trump gazetarit pasi ai u ul./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.