Itali/ Shqiptari i ngul thikën gruas në zemër: Më iku mendja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Fruttuoso në Genoa, në një apartament, ku një shqiptar i ka ngulur thikën në zemër bashkëshortes së tij. Sipas medieve italiane, shqiptari, Arben Kosova, 50 vjeç, e ka qëlluar me thikë gruan gjatë një sherri xhelozie.

Alarmin e dhanë fqinjët që dëgjuan ulërimat dhe zhurmat e forta që vinin nga hyrja e shqiptarëve.

LEXO DHE :  Si të mobilojmë banjën sipas kulturës aziatike?

Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe e gjeti përtokë të gjakosur trupin e 40-vjeçares, Vojsava. Sipas policisë italiane shqiptari nuk e ka mohuar krimin, por vetëm është shprehur se: “Nuk e di çfarë më gjeti, më iku mendja”. 40-vjeçarja ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. /K.Ç/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.