Itali/ Shkrimtari Elvis Malaj kandidat për çmimin prestigjioz “Strega”

Zgjidhen 12 autorët më të mirë, për edicionin e 12 të dhënies së çmimit të famshëm letrar “Strega”në Itali, ndër të cilët është edhe autori shqiptar Elvis Malaj. “Tashmë mes konkurrentëve për çmimin si autori më i mirë në Itali, shihen edhe italian me emra shqiptarësh”, shkruajnë mediat italiane


“Racconti Editions”, një shtëpi e vogël botuese, tregon se, synon këtë çmim të rëndësishëm për një shkrimtar rishtar si Elvis Malaj, i cili shkruan në italisht, sjell tregime që e mbajnë atë të lidhur me identitetin e tij me origjinën shqiptare, duke u bërë element dallues në një vend si Italia.
Elvis Malaj, ka lindur në vitin 1990, në Malësine e Madhe dhe u zhvendos në Itali që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, për herë të parë në Aleksandri, dhe sot në Padova, ku ai jeton dhe punon.
Dritare.net informon se Malaj përfundoi romanin e tij të parë, “Deti është i rrumbullakët” dhe një koleksion tregimesh, “Nga tarraca juaj mund të shihni shtëpinë time”
Ai arriti të futej në mesin e 12 librave kandidatë, të përzgjedhur nga Komiteti Drejtues në mesin e 41 titujve në garë.

LEXO DHE :  E dinit që kolagjeni, baza e kremrave kundër rrudhave gjendet edhe tek ushqimet? Ja tek cilat!


Në librin “Nga tarracë tuaj ju mund të shihni shtëpinë time”, Malaj fton italianët që të jenë më të vëmendshëm për fqinjët, të cilët shpesh e konsiderojnë veten larg njeri- tjetrit dhe si të panjohur, por në realitet, mes dy vendeve tona Shqipëri-Itali, distanca është shumë e shkurtër dhe ne jemi shumë afër e të ngjashëm. V.D/Dritare.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.