Itali, policia vë në pranga shqiptarin që kërcënoi Silvio Berlusconin
E Mërkurë 19 Shtator 2018, 19:07
Dritare.net
Na jep 35 milionë euro ose përndryshe do të vrasim financierin Giuseppe Spinelli, gruan e tij si dhe do të të publikojmë një sërë dokumentash që do të nxjerrin në pah skandalet e tua politike
Kjo ishte ajo çfarë i kërkoi, banda italo- shqiptare, ish- kryeministrit Silvio Berlusconi në vitin 2012 në mesazhin e kërcënues.
Por ditën e sotmeu kap shqiptari Ilirjan Tanko. Banda ku bënte pjesë shqiptari, gjashtë vite më parë, arriti të mbante peng për disa orë financierin e njohur V.D/dritare.net/