Ishulli i kukullave në Meksikë ruan një sekret të tmerrshëm. Do kishit guxim ta vizitonit?
Dritare.net
Por, besohet se fantazma e vajzës së vogël, dëgjohet ende në pyllin e errët dhe vizitorët thonë se mund ta dëgjojnë teksa flet natën dhe sytë e kukullave teksa i ndjekin në pyll. Me qindra turistë vizitojnë këtë destinacion , pavarësisht se nuk ishte menduar që të ishte një atraksion turistik.
Kukullat e frikshme, të cilat janë të pisëta dhe të varura në pemët e pyllit u vendosen nga një banor i quajtur, Julian Santana Barrera. Ai u zhvendos të jetonte në pyll,pasi vajza e vogël u mbyt atje dhe thoshte se mund të dëgjonte ulërima dhe hapa në errësirë.
Vajza e cila vdiq para 50 vitesh, u gjet në një kanal me kukullën e saj. Julian fajësonte veten e tij që nuk ishte i aftë ta shpëtonte atë, ndaj vari kukullën në shenjë respekti.
Ai filloi të dëgjonte, përshpërima, hapa ndaj u përpoq që t’i jepte fund duke varur kukulla rreth pyllit për të vënë ne paqe shpirtin e saj. Tani kanë kaluar 14 vjet nga vdekja misterioze e Julian në atë pyll, kukullat mbeten të paprekura. Udhëtuesit dëgjojnë akoma përshpërimat e kukullave ndërkohë që ecin ndërmjet pyllit./dritare.net