ISHP: Analizat negative, 3 fëmijët nga Fushë-Arrëzi nuk kanë fruth
Dritare.net
Shefja e shërbimit të reanimacionit të Pediatrisë Në QSUT, dr. Ermira Kola pohoi se vajza 11 vjeçare që po ndiqet në reanimacion ka bronkopneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.
Aktualisht 11 vjeçarja është nën kujdesin maksimal të mjekeve dhe po trajtohet në terapi intensive. Ndërsa dy vëllezërit e saj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç janë në gjendje të mire shëndetësore.
Ditën e djeshme motra e tyre 13-vjeçare humbi jetën në shtëpinë e saj. Sipas të dhenve paraprake, mendohej se ajo kishte humbur jetën për shkak të komplikacioneve që i janë shkaktuar nga sëmundja e fruthit, por megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do të thotë fjalën e fundit. Ndërsa tre fëmijët e tjerë të së njëjtës familje, përkatësisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT. V.D/Dritare.net/