Ish-shefi i FBI: Të shkarkohet Trump! Senatori: Të nisin hetimet

Kryetari i Komisionit Gjyqësor të Senatit Amerikan, Andrew McCabe ka sqaruar pretendimet e 2017-ës, ku u zhvilluan diskutime për shkarkimin nga detyra të presidentit, Donald Trump.

Ndërkohë, senatori, Lindsey Graham lëshoi thirrje për hetim të deklarates “të shkarkohet nëse kjo është ajo që duhet.” Senatori tha se ishte i tronditur nga komentet e fundit nga Andrew McCabe.

Ish-shefi i FBI-së, Andrew McCabe ka thënë se, zëvendësprokurori i  Përgjithshëm, Rod Rosenstein diskutoi për numrat e nevojshëm që duhen për të thirrur Amendamentin e 25-të, informon dritare.net

Rosenstein ka mohuar në të kaluarën diskutimin e thirrjes së klauzolës. Amendamenti i 25-të parashikon heqjen e një presidenti nëse konsiderohet i papërshtatshëm. Zotimi i Graham vjen, pasi McCabe u shfaq në një intervistë për CBS-në të dielën. Në intervistë,  McCabe tha gjithashtu se:

LEXO DHE :  Grabitja në Rinas/ Ja ku u modifikua makina "Hetimi tatimor"!

“FBI kishte arsye për të hetuar lidhjet e presidentit me Rusinë, bazuar në veprimet e Trump. Rosenstein ishte absolutisht serioz, kur tha se presidenti Trump duhet të përgjohet. Trump tha se, presidenti rus, Vladimir Putin i kishte thënë atij se, Koreja e Veriut nuk kishte aftësi për të goditur SHBA-në me raketa balistike dhe, kur zyrtarët e inteligjencës amerikane kundërshtuan këtë vlerësim, u përgjigj: “Nuk më intereson i besoj Putinit!”/K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.