Ish-presidenti Nishani: Meta ka më shumë se një arsye pse nuk e dekreton Lleshin

Në një lidhje direkte në  studion e “Dritare me Rudinën” në Neës24, lidhur me arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, ka folur edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Ai është shprehur se nuk mendon se Meta ka arsye politike apo inati për këtë vendim, por shtoi se ai duhet të ketë më shumë se një arsye kushtetuese, dhe se duhen parë shkresat që Presdentit Meta i kanë ardhur lidhur me Sandër Lleshin.

“Unë besoj se Meta ka më shumë sesa një arsye kushtetuese për mosdekretimin. Sot kryeministri në parlament tha se në takimin që pati me Metën, ai i ka dhënë një arsye, që Rama e quajti arsye qesharake… por ne na e dha një argument… tani nga ana tjetër Rama tha që nëse është ajo arsye që ma ka dhënë në zyrë, kjo e bën qesharak.

LEXO DHE :  Tradhtarët patriotë

Nëse ka një arsye dhe argument që presidenti ia ka dhënë ky do të thotë që ai paska arsye të caktuara kushtetuese. Unë besoj se nëse ka ndonjë njeri që beson se presidenti i republikës, mund të ndërmarrë një veprim të tillë për inate apo arsye politike, kjo është naive. Nuk besoj se ka këto arsye. Ne duhet të dimë se çfarë janë ato shkresa që i kanë shkruar Metës”, u shpreh Bujar Nishani./ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.