Ish-presidenti Alfred Moisiu ka një këshillë për Metën
E Enjte 21 Mars 2019, 17:05
Dritare.net
I pyetur nga Ora TV, sesi do të vepronte nëse do ishte në krye të shtetit, Moisiu theksoi se këtë përgjigje e ka dhënë në krizën e vitit 2007 kur mblodhi në Presidencë, ish-kryeministrin Berisha dhe kryeopozitarin e atëhershme Fatos Nano.
“Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë presidenti në këto raste. Në u mblodhëm dhe bashkë me gjithë forcat politike parlamentare të asaj kohë i dhamë zgjidhje problemit. Është vota, këtu është punë me votë. Nuk mundet tani në mes të mandatit të themi o burra…aq më tepër që kemi zgjedhjet vendore dhe nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme. Por, jo kështu“, tha Moisiu./A.C/driatre.net