Ish-ministri Mustafaj: Ngjarja e djeshme në Bularat e shëmtuar, qeveria shqiptare veproi korrekt

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka folur në lidhje me varrimin e Konstantinos Kacifas dhe ngjarjet në Bularat të enjten.

Mustafaj ka deklaruar se ato ngjarje  ishin një gjë e turpshme, dhe e shëmtuar, teksa shtoi se qeveria shqiptare ka reaguar në mënyrë të drejtë dhe korrekte.

“Duhet thënë se ajo që pamë dje në Bularat ishte një gjë e shëmtuar dhe nuk i ndihmon dy shtetet tona E vetmja gjë e mirë ishte numri i vogël i protestuesve.

Reagim i shtetit shqiptar  ka qenë korrekt se janë bërë kontrollet. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës nga qeverive.

Dhe reagim i  sotëm i qeveris është korrekt dhe nuk e tepron sovranitetin e saj. Shpallja non grata ishte e argumentuar dhe jo një deklaratë emocionale.

LEXO DHE :  Shefi do e dijë se ku jeni, çipa nën lëkurë për punonjësit në Britani

Atmosfera mes dy vende nuk është më e njëjta para vrasjes së Kaçifas”, tha Mustafaj.

Ka dy variante kjo histori? Akoma nuk e dimë se si ka shkuar historia?

Ka dy variante, pasi ka një thirrje nga ministritë e mbrojtjes dhe e jashtë të Greqisë, që u bëri thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje.

Por mbajtja zi për një njeri të tillë është një fyerje që i bëhet fqinjësisë së mirë.

Mua më bëri përshtypje prania e ambasadores greke e cila nuk u distancua nga kjo ngjarje. Shoqëria greke nuk e ka sensin e autokritikës, nuk shmanget kurrë nga e keqja./I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.