Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar sot me katër vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin e 2009 e kishte keqpërdorur pozitën.
Sanader, siç njofton gazeta kroate Jutarnji list, në atë vit deputetit të Bashkësisë Demokratike kroate, Stjepanu Fioliqit, e kishte ndihmuar që me çmim të fryrë të shesë në Zagreb ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Thuhet se ndërtesa ishte 2 milionë euro më shumë sesa çmimi real. Fioliq ka deklaruar i ka paguar ryshfet 2.3 euro.
Meqë dënimi është më pak se 5 vjet, Sanader aktgjykimin fuqiplotë do ta presë në liri por është i detyruar t’i kthejë 2,3 milionë euro. Sipas fjalëve të Sanaderit, aktgjykimi është i bazuar në rrëfime të rreme të dëshmitarëve.