"Është në ankth për procesin që ka për t'u përballur, nuk punon dhe nganjëherë vonohet me pagesën e qirasë së shtëpisë." E bën të ditur situatën e vështirë financiare ku ndodhet Ruby, avokatja e saj Paola Boccardi.
Ndërkohë, prokuroria e akozon Rubyn se ka marrë 5 deri në 7 milionë euro nga Silvio Berluskoni për të mbajtur gojën e mbyllur në lidhje me "festat" me drita të kuqe qe zhvilloheshin në vilën e Berluskonit në Arcore. Në atë kohë marokenia ishte minorene, dhe pikërisht kjo ishte akuza që mund ta gozhdonte Berluskonin.
Karima El Mahroug, emri i vërtetë i Rubyt, tani jeton në Gjenovë, së bashku me vajzën e saj të vogël, dhe bashkëshortin Luka Rizo. Avokatja e saj, ka shpjeguar në seancën paraprake të çështjes "Ruby ter ‘, se ajo nuk do të bjerë në ujdi./dritare.net