Ish-e dashura e Avicii-t poston foto pafund, fansat e masakrojnë: Si s’ke turp!
Dritare.net
Ajo ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram teksa shfaqet krah të ndjerit.
“ ‘Eja e dashur, mos hiq dorë nga lidhja jonë. Më zgjidh mua, dhe unë do të të tregoj ç'është dashuria. Këto ishin disa vargje që Tim shkroi për mua. Ne qëndruam bashkë për dy vite dhe ai ishte personi më i rëndësishëm, miku im më i mirë. Nuk arrij dot ta besoj që duhet të mësohem pa të[...]”, shkruan ajo në foto-kolazhin e postuar.
Por fansat e zjarrtë të Avicii-t s’e kanë pritur aspak mirë këtë gjë. Sipas pjesës më të madhe të tyre, ajo po përdor emrin e Avicii-t për të fituar disa ndjekës më shumë në Instagram; nuk ka pse të postojë foto dhe mesazhe personale, sepse askush nuk do ta besojë.
Në postimet e mëparshme të saj, Emily e quante Avicii-n një DJ koti dhe pikërisht një veprim i tillë s’ka si justifikohet me këto deklarata të papritura.
Duke i kërkuar që t’i fshijë postimet, ndjekës të shumtë në Instagram e kanë kritikur Emily-n për mënyrën e shëmtuar, me të cilën po kërkon famën.
DJ i famshëm ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 28-vjeçare, pas një shkëputje rreth 2-vjeçare nga muzika./Anabel.al