Ish-e burgosura: Si më ndanë nga fëmijët me akuza anonime për prostitucion
Dritare.net
“Pengu im më i madh është drejtësia. Nuk do të ndalem derisa të vendoset drejtësi. do ta çoj deri në Strasburg. Dua vetëm të kem një dhomë dhe të jem me fëmijët e mi”, thotë Vera. Ajo u dënua 4 vite e 8 muaj burg me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Pasi kreu 2 vite burg, Vera fitoi lirinë nga amnistia, por kurrë nuk i ka pranuar akuzat ndaj saj. Vera thotë se një person anonim ka bërë akuzat ndaj saj, dhe pas kësaj gjykata i caktoi dënimin. Por ajo thotë se akuzat janë të pavërteta, dhe janë bërë me qëllim që ta largonin atë nga fëmijët e saj.
“Çdo gjë është trillim e mashtrim për të më larguar nga fëmijët. E kanë bërë njerëz që nuk dinë çfarë është familja dhe fëmija. Personi që bëri akuzën është anonim. Dy fëmijët dhe nëna ime e dinë ku rri. Ndërsa nuk dua që të tjerët të kenë dijeni. Vëllezërit dhe motrat janë mërzitur shumë, dhe deri më tani nuk më kanë takuar. Nënën e kam takuar. Me dy djemtë e mi janë takuar. Aktualisht unë nuk kam të ardhura”, rrëfen ajo. Duke u shprehur e vendosur në kërkimin e së drejtës së saj, Vera Camaj thotë se nuk do të ndalet, duke e çuar çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. /BalkanWeb/