Ish-bashkëpunëtori i lartë i Trump pranon dy akuza për komplot kundër SHBA

Ish-udhëheqësi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort ka pranuar dy akuzat kriminale që rëndojnë mbi të, pas një marrëveshje me Prokurorin e Posaçëm Robert Muller.

Manafort do të pranojë fajin për një akuzë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe një akuzë për komplot me qëllim pengimin e drejtësisë.

LEXO DHE :  8 lloj rrobash që duhet t'i hidhni, pa u penduar

Akuzat e pranuara nga Manafort mund të sjellin pasoja afat-gjata për Presidentin Trump, në lidhje me hetiemt që po kryhen për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale.

Detajet e marrëveshjes mes ish-udhëheqësit të fushatës së Trump dhe Muller nuk janë bërë ende të ditura./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.