Isa Mustafa nxjerr zëdhënësin, të sulmojë Rexhep Qosjen , pas intervistës në "Dritare"
Dritare.net
Ja postimi i plotë i Abrashit, i cili mesa duket nuk i ka përballuar dot kritikat e Rexhep Qosjes ndaj shefit të tij, Isa Mustafa.
"Qoftëlargu paska dal nga errësira e historisë ku e degdisi populli i Kosovës me votë, në zgjedhjet e para pas luftës. Qoftëlargu sonte s’la gjë pa thënë në çapitjet e tij të fundit për të “shijuar” edhe një gjakderdhje ndërshqiptare.
Me këtë mizantrop duhet të veprojmë thjeshtë, shpërfillje!
Me të sha i keqi është shenjë e mirë!", shkruan Abrashi në FB.
Por menjëherë i janë sulur komentuesit të cilët i shkruajnë se fakti që ka bërë status për profesorin, tregon se nuk e ka shpërfillur aspak, ose “kur të lexojë sa libra ka shkruar Qosja, mund të replikojë me të”. Shumica e komentuesve shkruajnë se Rexhep Qosja nuk tha asgjë më shumë se sa tregoi realitetin e Kosovës pa shtrembërim.
Nuk dihet nëse Abrashi e ka pasur personal apo në emër të qeverisë statusin e tij në FB, por është e qartë se një ministër dhe zëdhënës i qeverisë nuk mund të ketë në publik qëndrime personale, përveçse të dëshmojë qëndrimin e qeverisë që përfaqëson./dritare.net