Inxhinieri shqiptar kapet me 4 kg drogë: Paratë i doja për kurimin e babait
E Mërkurë 17 Maj 2017, 13:01
Dritare.net
Prokurori Kevin West tha se, policët janë vënë në gjurmët e tij dhe kur e kanë parë të hipte në taksi me një çantë të madhe, e kanë ndaluar e prangosur. I riu, i cili nuk ka një adresë fikse, u deklarua fajtor për posedimin e drogës së klasit A, me qëllim shpërndarjen e saj.
Avokati mbrojtes, Adrian Eissa argumentoi se, shqiptari ishte një i ri i diplomuar, i cili kishte nevojë për para, sepse duhej të ndihmonte të atin që vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Gjykatësi i çështjes, megjithatë, doli në përfundimin se 25-vjeçari është motivuar nga përfitimi financiar dhe i dha një dënim prej 4 vitesh e gjysmë heqje lirie, ndërsa 1.280 paundët që iu gjetën me vete u vendos t’i konfiskohen.