Investigimi/ Vëllai i presidentit serb darkon me kriminelin famëkeq të Kosovës
Dritare.net
Andrej Vuçiç, vëllai i Presidentit të Serbisë, ishte ulur në shoqërinë e Zvonko Veselinoviqit, informon dritare.net.
Zvonko Veselinoviq është një biznesmen i akuzuar për trafikim droge, armësh dhe pastrim parash. Dora e tij e djathtë, Milan Radoicic, dyshohet për përfshirje në vrasjen e bujshme të politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar. Nga ana tjetër vëllai i presidentit serb, Andrej Vuçiç, nuk është një funksionar shtetëror, por dihet se ai ka një rol të rëndësishëm në politikën serbe, sjell dritare.net.
Gjatë një bisede telefonike me gazetarin e KRIK-ut, Veselinoviq e ka mohuar se e ka takuar Andrejn, dhe ka sfiduar median për ta publikuar foton që dispononin. Ndërsa Andrej Vuçiç nuk i është përgjigjur telefonatës.
Ajo që i bashkoi ata mbetet një mister, por fotografitë janë të rëndësishme, sepse zbulojnë një marrëdhënie miqësore mes përfaqësuesve të dy universeve të ndryshme, politikës së përgjithshme serbe dhe jetës kriminale në veri të Kosovës./D.B/Dritare.net