Investigimi tronditës/ Pedofilia në përmasa të frikshme mes Tiranës
Dritare.net
Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News ra në gjurmët e një aplikacioni që ka një përdorim të gjerë nga meshkujt, i quajtur “Grinder” ose "Grajnder" .
Aplikacioni mund të shkarkohet nga kushdo që ka një smartphone . Pas instalimit në aparatin celular përdoruesit i kërkohen disa të dhëna të përgjithshme dhe mund të regjistrohet fare lehtë nëpërmjet një adrese emaili që mund të jetë edhe false.
Përdoruesi mund të vendos një foto profili, moshën, preferencat apo ndonjë karakeristikë që e përshkruan atë.
Menjëherë pas këtij hapi aplikacioni hyn në funksion dhe përdoruesi mund të shohë se cilët janë profilet me distancë më të afërt me të dhe ata që ndodhen me larg.
"BOOM" pas nje investigimi arriti në përfundimin se ky chat përdoret masivisht edhe nga pedofilët.
Emisioni zbuloi se shifrat e përdoruesve janë të larta ndaj dhe zgjodhi këtë aplikacion për të gjurmuar pedofilët, pasi nga vëzhgimet e 'BOOM"ata e kanë më të lehtë këtu të joshin të miturit.
"BOOM" hapi fillimisht një profil, ku në të dhënat e dukshme shënoi ndër të tjera “jam 14 vjeç" , "I’m 14" dhe menjëherë kërkesat për chat ishin të shumta dhe të çuditshme .
Përdoruesit e këtij chati filluan interesimin e tyre duke kërkuar të dhëna të ndryshme mbi preferencat seksuale, ndonjë histori personale , foto intime, e deri duke shfaqur dëshirën për takim, pa marrë parasysh fare moshën e mitur .
Ja disa nga bisedat e zhvilluara
Biseda 1
Pedofili: 14 vjeç? Unë që jam 39?
I mituri: Ty ca moshash të pëlqejnë ?
Pedofili: Të vegjëlit janë joshës por me risk se flasin. S’të pyeta nga je?
I mituri: Tirana po ti ?
Pedofili: Elbasani.
I mituri: I martuar je ?
Pedofili: Po. Unë punoj në një zyrë në bashki.
I mituri: Ti ke pas bërë me ndonjë të vogël ?
Pedofili: Po. Me një 17 vjeçar. Ai ka qenë më i vogli.
I mituri: Dua të di një gjë. Ca kemi të mirë ne që jemi të vegjël ?
Pedofili: Po ja, pse të gjithë duan mish keci apo qengji?
Biseda 2
Pedofili: 14 vjeç ti ?
I mituri: Pse habitesh mo lal?
Pedofili: Super. Ke foto xxx ?
I mituri: Sa vjeç je ti mo lal se ku të njoh unë ty.
Pedofili: 29.Shkodër.
Biseda 3
Pedofili: Je për takim ?
I mituri: Sa vjeç je ti ?
Pedofili: 28, ti?
I mituri: 14.
Pedofili: Në shtëpi je? Ke foto xxx ?
I mituri: Kam por më vjen pak turp.
Pedofili: Çliroje veten. S’ke arsye të kesh turp. Po të pres. Gjithmonë ka një herë të parë zemër.
Biseda 4
Pedofili: 14 vjeç?
I mituri: Të duket çudi ?
Pedofili: Jam kurioz .Ndonjë foto trupi ke?
Biseda 5
Pedofili: Çne kaq i vogël këtu? Unë jam shumë, 39. Ke foto trupi?
Biseda 6
I mituri: Të pëlqen mosha ime?
Pedofili: Pse jo? Nëse je i bëshëm pse jo?Po del dot psh nëse vij me makinë autostradës?
Biseda 7
Pedofili: Sa vjeç je ?
I mituri: 14.
Pedofili: Ke foto ?
I mituri: Nudo jo. Sa vjeç je ti ?
Pedofili: 35./ I.M-Oranews