“Internet për të gjithë”, ALBtelecom i ofron shqiptarëve stacionin e paharrueshëm veror

“Internet për të gjithë” po shndërrohet në një realitet përherë e më të prekshëm për shqiptarët falë gjigandit të telekomunikacionit ALBtelecom.

Me rrugëtimin e tij, ALBtelecom pritet të kthehet në stacionin e preferuar veror të të gjithë shqiptarëve, pasi ndalesat e tij do të shoqërohen me festime, muzikë, koncerte, lojëra dhe dhurata për këdo që do t’i bashkohet SUPERStacionit.

Për ata që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe komunikimit, në SUPERStacionin e ALBtelecom do të ofrohen trajnime për trendet e fundit në teknologji, për çdo kategori të popullsisë.

Në këtë mënyrë, secili mund ta përqafojë teknologjinë dhe të informohet se si t’i përdorë lehtësitë që teknologjia sjell në dobi të jetës së përditshme.

LEXO DHE :  Publikohet formacioni, ja lojtarët që do të luajnë kundër Kosovës!

SUPERStacioni do të udhëtojë në çdo cep të Shqipërisë duke i mundësuar çdo shqiptari që të prekë nga afër transformimin digjital të vendit. ALBtelecom do të jetë garancia që vera e kujtdo, pavarësisht se ku ai jeton, të jetë e paharrueshme.

ALBtelecom po ndërmerr rrugëtimin e SUPERStacionit, me qëllim digjitalizimin e vendit, dhe kudo ku do të stacionohet në sheshet kryesore të qyteteve, SUPERstacioni që do të sjellë në çdo qytet të Shqipërisë edhe WiFi falas.

Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience të pazakontë, na ndiqni në rrjetet sociale për të mësuar datën se kur SUPERStacioni do të mbërrijë në qytetin tënd.



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*