INSTAT publikon shifrat: Rriten eksportet me 6.5 përqind
Dritare.net
Në shifrat e publikuara nga Instituri i Statistikave vërehet se eksportet me jashtë për muajin korrik kapën vlerën e 16 miliardë lekëve, ose 6.5 përqind më shumë se e njëjta periudhë e një viti me parë. Krahasuar me korrikun rritja është edhe më e madhe.
Nga të dhënat eksportet më të mëdha janë nga industria tekstile si dhe nga prodhimet bujqësore, që kanë sezonin e tyre në këtë periudhë. Gushti ishte muaji i parë që rezultoi me rritje për eksportet, pas 4 muajve me radhë rënie.
Rritje në krahasim me gushtin e një viti më parë kanë patur edhe importet. Sipas INSTAT, në gusht vlera e tyre kapi 46 miliardë lekë, ose 14.3 përqind më shumë se gushti i 2015. Por e krahasuar me korrikun e këtij viti, kjo shifër është ulur me 8.4 përqind sipas INSTAT.
Defiçiti tregtar për muajin gusht është ndalur në 29 miliardë lekë, ose 19 përqind më shumë krahasuar me gushtin e një viti me parë dhe 6.9 përqind më shumë se korriku i këtij viti.