Infermjerja dyshohet të ketë mbytur 8 foshnja
E Mërkurë 4 Korrik 2018, 18:06
Dritare.net
Lucy Letby 28 vjeç, është arrestuar tanimë dhe policia po heton për vdekjen e 8 foshnjave, mes marsit 2015 dhe korrikut 2016.
Zyrtarët e policisë, dhe mjekësisë ligjore po hetojnë hollësisht, dhe po marrin çdo provë të mundshme nga shtëpia e saj.
Arrestimi i 28-vjeçares ka habitur kolegët e saj, pasi ata e njihnin atë si një infermiere mjaft të përkushtuar.
Lucy, u diplomua në Universitetin “Chester” në vitin 2011, dhe ka kryer edhe trajnime shtesë për profesionin e saj.
Ajo jeton e vetme në shtëpi dhe është anëtare në 14 shoqata për ndihmën e fëmijëve./ I.M-Dritare.net