Indi/ 16 vjeçarja digjet e gjallë. Refuzoi martesën për shkollën
E Hënë 8 Shkurt 2016, 09:09
Dritare.net
Denoncimi vjen nga i vëllai i madh i viktimës, Amrit Raj, i cili akuzoi për vdekjen e së motrës të atin dhe njerkën e tij. Episodi i tmerrshëm, ka ndodhur më 3 shkurt në një nga shtetet më të prapambetur në Indi, raporton e përditshmja “Dail Today”.
16 vjeçarja frekuentonte shkollën e mesme dhe ishte me rezultate të shkëlqyera në mësime, por njerka e saj 2 muaj më parë kishte pranuar për të një kërkesë për ta martuar me një burrë më të madh në moshë. “Nuk dua të martohem, dua të studioj”, i ishte përgjigjur vajza. Të acaruar nga refuzimi dhe sfida e vajzës, babai së bashku me njerkën i hodhën vajgur në trup dhe më pas i vunë flakën, çka i mori edhe jetën vajzës.