Imzot Massafra mesazh politikës shqiptare: Bëni një hap prapa për kombin!
Dritare.net
"Kam qenë para televizorit deri në 11 të natës, shumë i trishtuar, shumë i mërzitur, isha në lutje, duke menduar gjërat e çmueshme në çdo aspekt jo vetëm për ne katolikët, por për gjithë botën, gjithë njerëzimin, sepse katedralja "Notre Dame", Zonja Jonë në Paris, është në zemër të Francës dhe Evropës. Ky është një lajm i hidhur jo vetëm për katolikët, është qendra e zemrës së Francës dhe Evropës, me ngjarje që kanë tronditur nga ana pozitive dhe negative Evropën. Për këtë ka një vlerë të jashtëzakonshme, jo vetëm për katolikët, por për të gjithë njerëzit, nga ana kulturore, arkitektonike, është një prej katedraleve më të bukura të stilit gotik.
E kam parë nga jashtë këtë katedrale, brenda ishte e pamundur, një bukuri si shumë katedrale që janë në Milano, Evropë. Duke soditur, duket qartë, që jo vetëm banorët katolikë në Paris, duke parë atë vullnet për të restauruar, tregon që është një e mirë, që neve na mungon.",- tha Massafra.
Duke e lidhur me solidaritetin që e gjithë bota tregoi me francezët për djegien e katedrales, gazetarja, Rudina Xhunga pyeti Imzot Massafrën se, çfarë presin shqiptarët për të hyrë në atë vend që u përket siç është Evropa?
"Marrim shkas nga kjo tragjedi, që bashkohen të gjithë. Sot dëgjova një lajm shumë të mirë se, bashkësia islame që është në Francë do të ndihmojë për ndërtimin e kësaj bukurie, që është një pasuri e të gjithëve, pavarësisht nga feja, raca, është një simbol fetar, arkitektonik i njerëzimit. Ne shqiptarët, që sot jemi një tokë e bekuar, s'kemi nevojë për shenja të jashtëzakonshme, janë shenja që vijnë nga aksidentet, por janë shenja që do ta nxisin. Unë shpresoj se, të gjithë shqiptarët, politikanët, e jopolitikanët duhet të ulemi në dialog, nuk ka rrugë tjetër. Secili duhet të jetë i aftë për të bërë një hap prapa. Thonë të shenjtërit: 'Kush është më i pasur, më i formuar, ka më shumë dhurata, do të jetë më i gatshëm për të bërë një hap prapa, për të vazhduar për kombin tonë.'",- përfundoi Massafra./K.C/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=utIBgLZRSPY&feature=youtu.be