Imami Armand Ali: Do shkoj poshtë bustit t’i them më fal o Skënderbe, nëse më gjeni ku kam thënë t’i hiqet busti

I ftuar në studion e emisionit #DritaremeRudinën në një emision mjaft të tensionuar, imami Armand Ali i cili pak ditë më parë shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, pasi e quajti Skënderbeun një mercenar që luftonte për flori, ka deklaruar se ai nuk ka kërkuar kurrë që busti i Skënderbeut të hiqet nga sheshi.


“Nëse një njeri ma verifikon që kam kërkuar heqjen e bustit të Skënderbeut unë do dal para bustit dhe të gjithë kombit dhe do t’i them më fal o Skënderbe.
Skënderbeu nga pikëpamja fetare u rrit si mysliman pasi u rrit nja 20 vjet si ortodoks dhe pastaj u bë kavarij.
Allahu na ka ndaluar të shajmë ata që të tjerët adhurojnë, le të themi Buda. Mua si mysliman dhe çdo tjetër si mysliman nuk na detyron dot askush, shkurt muhabeti.
Unë jam shqiptar, nuk jam grek dhe mamanë e kam çame. Shkova bëra një shkollë për të mësuar nga ana fetare. Unë kam patur stërgjyshin hoxhë në Delvinë. Nuk e trashëgova fenë, kam bërë shkollë për atë punë.
Nga pikëpamja fetare Skënderbeu shikohet në atë formë ndaj unë s’mund ta dua.”-tha Armand Ali./I.M- dritare.net

LEXO DHE :  Dokumentar/ 1997, viti i tmerrshëm që rrezikon rikthimin në 2019

1 Koment

  1. Eshte fatkeqesi qe ne nje emision televiz te rendesishem behet debat ndermjet njerezve te shkolluar,te ditur,te edukuar,dhe atdhedashes dhe dy injoranteve te pashkolle, te pacivilizuar dhe te shitur per para vetem e vetem qe te shajne Shqiperine dhe shqiptaret. Eshte ulje e madhe per Rudinen qe fton te tille njerez-ndoshta ka mare shembull nga Cani-gjej njerez dhe ftoi ne emison per show. Keto mjekrosha muslimano-arabe dhe ai muslimani proserb-nukperfaqesojne myslimanet e Shqiperise.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.