Ilva Tare: Në jetë merr atë që negocion, jo atë që meriton

Ndërkohë që Ilva Tare sapo dha dorëheqjen nga Televizioni Ora News, ku ishte për 8 vjet rradhazi drejtore informacioni dhe njëkohësisht  moderatore e emisionit “TONIGHT  ILVA TARE”. Të gjithë duan të dinë, pse u largua dhe ku do ta shohim tani.

Gazetarja  përmes opsionit në Instagram “ask me question”  ju ka kthyer përgjigje pyetjeve që i janë bërë.

 

 

Shumica e pyetjeve kanë ardhur jo vetëm nga ndjekës së gazetares në Instagram, por edhe nga gazetarë, kolegë të saj. Fakti që ka bërë publike largimin nga Televizioni Ora News, ku ka punuar për një kohë të gjatë, është pyetur: çfarë do të mungojë më shumë nga Ora News dhe çfarë të bëri ti thoje PO projektit të ri? Mos mendo vetëm për lajme , dhe pse ti e di që unë të ndjek, ka qenë përgjigjja e Ilvës.

 

Siç duket publikut i ka munguar shumë Ilva në ekran, ajo është pyetur: “Dhe sa duhet të presim që të të shohim sërish në ekran”? Shpejt, është përgjigjur Ilva.

 

 

Kanë mbizotëruar më shumë komplimentet për profesionalizmin që ajo ka në punë, gjithashtu edhe për angazhimin që ka në familje duke qenë se tani është bërë nënë e dy fëmijëve.

LEXO DHE :  Prindërit denoncojnë drejtoreshën e shkollës "Emin Duraku"

Jeni mësuar ta shikoni Ilvën vetëm në televizor, por ajo paska qenë edhe mësusese, janë disa komente që janë bërë në lidhje me kohën kur ajo ka punuar si mësusese.

Nga të rinjtë ka pasur shumë pyetyje të njëjta se: çfarë këshille do na jepni ne që kemi pasion gazetarinë?  Mos e humb pasionin, por puno/lexo/ investo tek vetja pa u kursyer apo lodhur.

Është komentuar edhe për lukun e veçantë që ajo ka. Shikoni si është përgjigjur gazetarja.

Një pyetje me vend i është bërë  nga nga një 13 vjeçare. “Çfarë këshille do të na jepje për vajzat 13 vjeçare si puna ime, që ti mbushet mendja se shkolla është çelësi i jetës?”  “Vonë e kam mësuar por më ka pëlqyer shumë. Në jetë nuk merr atë që meriton por atë që negocion. Ndaj mëso  sa më shumë të bëhesh negociatore e shkëlqyer e fatit dhe e zotësisë tënd, është përgjigjur Ilva./A.C/dritare.net

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.