Iku vera, si nuk hëngra një bostan të hajrit!
Dritare.net
Ne të gjithë e dimë që frutat tani nuk janë më si më parë, ato kanë më pak shije edhe pse më të pashme. Por bostani këtë vit, një zhgënjim i vërtetë. Këtë verë kam blerë disa kokrra në vende të ndryshme, por gjithmonë kanë qëlluar rozë dhe pak të ëmbël. Ky në foton më poshtë një kokërr bostan e hapur nga unë dhe vendosa ta tregoj në Dritare.net.
Jo vetëm kaq, por tani madje kam frikë që ta konsumoj këtë frutë të dashur, pasi fijet e trasha që janë në të të bëjnë të mendosh se po ha diçka tjetër dhe jo bostan. Dajat e mi janë kultivues të tij dhe me kanë thënë që shpesh herë bostani shartohet me kungull për të rritur prodhimin, edhe pse e kam ditur këtë kam vijuar ka konsumoj, por këtë vit nuk di çfarë i kanë bërë bostanit, pasi më ka qëlluar krejt i çuditshëm.
Në dyqan më kanë sugjeruar që ta blej sa më të madh, pasi del më i mirë, por kur e kam ngenë më është dukur sikur si dërrasë dhe jo bostan.
Në fundjavë pata një rrugë në Lushnjë dhe në kthim gjeja e parë që bëra ishte të bleja disa kokrra për vete dhe prindërit… por mund ta imagjinoni si dolën.
Një gjë nuk e kam të qartë, thonë se farërat janë të huaja prandaj edhe nuk janë të mirë, po si ka mundësi që kur konsumoj bostan ose pjepër në shtetet fqinje Itali ose Greqi lëpij edhe thonjtë?! Valmira Dalipi/Dritare.net/