Ikona e muzikës shqiptare dërgohet me urgjencë në spital

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar sonte në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ekipet e ambulancës janë parë te banesa e saj në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, nga ku e kanë dërguar për trajtim.

Sipas mediave kosovare, mjekët po i bëjnë ekzaminimet e duhura në klinikën e radiologjisë.

Mjeku Fazliu ka thënë për Indeksonline: “Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Toyota Yaris/ Gjykata shtyn seancën për shqyrtimin e padisë së Ballës ndaj Bashës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.