Ikën një tjetër drejtor i LSI, qeveria shkarkon babain e Erisa Xhixhos
E Premte 27 Tetor 2017, 20:08
Dritare.net
Piro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri në detyrën e zv.ministres së Intergrimit.
“Rama 2” ka qenë qeveria e cila ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë që të shkarkojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hynë menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të kuvendit. /D.M-Dritare.net