Po ashtu edhe pasditja do vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në territor por më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta gjatë ditës së shtunë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.