I thoni lamtumirë dhimbjes së trupit, me këto 10 ushqime!
E Premte 7 Shtator 2018, 10:10
Dritare.net
Dritare.net ka sjellë për ju 10 ushqime që e luftojnë dhimbjen dhe e largojnë. Mos i humbisni!
- Xhinxheri
Xhinxheri njihet si një bimë mjekësore dhe lufton të vjellat dhe dhimbjet e stomakut.
Por përveç stomakut, xhinxheri mund të luftojë edhe dhimbjet e artritit dhe ato menstruale.
- Boronica
Këto kokrra të vogla ngjyrë blu, mund të luftojnë inflamacionin dhe zvogëlojnë dhimbjen.
- Farat e kungullit, gjithashtu janë shumë efektive kur vjen puna për të luftuar dhe reduktuar dhimbjen në trup. Dritare.net ju këshillon të hani fara kungulli, pasi ato luftojnë dhimbjet e kokës nga migrena, parandalojnë dhe trajtojnë osteoporozën, ndalojnë edhe dhimbjet e këmbëve gjatë natës.
- Salmoni, përveç vetive të tjera të mrekullueshme në organizëm, ul edhe dhimbjen. Ndihmon dhe kujdeset për zemrën, dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, duke ju bërë më të shëndetshëm.
- Shafrani i Indisë, redukton inflamacionin, artritin etj.
- Lëngu i qershisë, redukton dhimbjen e muskujve, për më tepër është i mbushur me antioksidantë.
- Vaj ulliri i virgjër. Ky vaj ka lubrifikantë, të cilët i mbajnë nyejt të shëndetshme dhe lëvizjen e bëjnë më të rehatshme. Të gjithë njerëzve që vuajnë nga osteoartriti, dritare.net u sugjeron të konsumojnë sa më shumë vaj ulliri, pasi do t’ju ndihmojë në lëvizjen e muskujve, këmbëve, duarve etj.
- Speci djegës, zvogëlon dhe parandalon inflamacionin, gjithashtu djeg toksinat në organizëm dhe bllokojnë sinjalet e dhimbjes në trup.
- Çaji i mentës është i shkëlqyer për organizmin. Jo vetëm që ju bën të shëndetshëm, por redukton edhe dhimbjen në organizëm.
- Vera e kuqe, megjithëse shumë nuk e pinë, është e rëndësishme për reduktimin e dhimbjes./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net
.