I suksesshëm, por jo i lumtur. Babai i jep një mësim të vyer të birit
Dritare.net
Plaku shikoi djalin e vet me një buzëqeshje:
"Qetësinë? Në të vërtetë është shumë e lehtë kjo: Kur unë fle, atëherë fle. Kur unë ngrihem, atëherë ngrihem. Kur unë eci, atëherë eci. Kur unë ha, unë ha. Kur punoj, unë punoj. Kur unë planifikoj, unë planifikoj. Kur unë flas, unë flas dhe, kur unë dëgjoj, unë dëgjoj. "
Djali pakëz i fyer iu drejtua të atit:
"E çfarë jam duke bërë unë? Unë jam duke bërë pikërisht atë! E megjithatë, jam vazhdimisht nën stres!"
Babai i mençur iu përgjigj djalit i qetë dhe me një zë të ngrohtë:
"A më dëgjove me vëmendje se çfarë thashë unë? Unë thashë, kur unë fle, unë fle vetëm. Kur ngrihem, atëherë ngrihem. Kur unë eci, unë eci vetëm. Kur unë ha, unë ha. Kur punoj, unë punoj vetëm. Kur unë planifikoj, unë planifikoj vetëm. Kur unë flas, unë flas dhe, kur unë dëgjoj, unë vetëm dëgjoj.
Ti vepron ndryshe: kur ti fle, atëherë ngrihesh. Kur ti ngrihesh, je duke ecur. Kur je duke ecur, je tashmë në punë. Kur ti punon, je tashmë duke planifikuar. Kur ti planifikon, atëherë flet ti, dhe kur ti flet, ti dëgjon dhe kur ti dëgjon, ti fle."
Çfarë mund të mësojmë nga uji?
Një plak i urtë në Kinën e lashtë, që rrinte pranë lumit, pyetën nxënësit e tij:
"Ti rri tashmë një kohë të gjatë pranë këtij lumi. Çfarë sheh aty mësues? " Plaku i urtë heshti. Madje nuk largoi as vështrimin nga uji që rridhte vazhdimisht. Një copë herë më vonë, ai foli:
"Uji na mëson se si të jetojmë. Kudo që rrjedh ai, sjell jetën dhe ndahet nga të gjithë ata që kanë nevojë për të. Ai është shpirtmirë dhe bujar. Gropat që i dalin para, i rrafshon: Ai është i drejtë. Pa ngurruar në rrjedhën e vet, hidhet nga vende shkëmbore të thepisura në thellësi. Ai është i guximshëm. Sipërfaqja e tij është e rrafshët, por brenda vetes mund të krijojë thellësi të fshehta. Ai është i mençur. Vendet shkëmbore që i shfaqen para, i anashkalon. Ai ka durim.
Për të mënjanuar pengesat, fuqia e tij është ditën e natë në veprim e sipër. Ai është këmbëngulës. Pa marrë parasysh sa kthesa duhet të përshkojë, kurrë nuk e humb nga mendja drejtimin dhe synimin e tij të përjetshme, detin. Ai ka synime të qarta. Edhe pse aq shpesh ndotet, përpiqet vazhdimisht të kthjellohet. Ai ka fuqinë për të ripërtërirë veten pa ndërprerë. Ja, këto ishin arsyet pse unë vështroj ujin. Ai më mëson jetën e drejtë!", u tha plaku nxënësve kureshtar./ Përktheu gga gjermanishtja Lis Bukuroca
Anekdota e parë
Sqarim: në origjinal mungon ndajfolja “vetëm”, por i shtova për ta theksuar mendimin e të atit. Udhëzimi që ia i jep djalit të vet për t'i ikur stresit, është rekomandimi për të bërë punët njërën pas tjetrës: jo një duke menduar te tjetra, që mund të pasojë. Të qetë, mund të përfundojmë çdo punë mirë e ngadalë, por duke menduar te tjetra, gabojmë atë dhe duhet ta ribëjmë. Pra edhe kur dëgjojmë, nuk duhet të flasim, edhe kur të flemë, nuk duhet të planifikojmë, e kështu me radhë...
E dyta
Pra nëse shikohen më lartë cilësorët që përdor mësuesi i urtë, atëherë ai udhëzoi nxënësit e vet të jenë si uji. E para, të jenë shpirtmirë dhe bujarë. E dyta, të luftojnë padrejtësinë. E treta, në çaste të domosdoshme të jenë guximtar. E katërta, duhet të krijojnë thellësi në urtësinë e tyre dhe të mësojnë. E pesta, duhet të kenë durim. E gjashta, duhet të jenë konsekuent dhe mos tërhiqen. E shtata, duhet të mos harrojnë dhe humbin qëllimin, projektin, planin pa marrë parasysh se sa pengesa shfaqen në rrugë. Dhe, e teta, duhet të rikrijohemi vazhdimisht, ta pastrojmë veten nga mëkatet apo padrejtësitë, që u kanë apo që kanë shkaktuar. Të synojmë pra, kthjellimin, ndriçimin e mendjes, iluminzmin dhe gjetjen e së vërtetës./ Lis B./Dritare.net