I riu përplas me makinë dy persona në Durrës, vdes 53-vjeçarja
E Diel 17 Korrik 2016, 10:10
Dritare.net
Teksa drejtonte mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 224 BD, 25-vjeçari Klejvi Maliqi ka përplasur dy këmbësorë, një burrë dhe një grua.
Gruaja 53-vjeçare me inicialet D.D ka humbur jetën si pasojë e goditjeve, ndërsa shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.