I publikuan fotot me Alizotin, Sali Lushaj: Ja pse u takuam!

Babai i repertit të njohur Stresi, Sali Lushaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas publikimit të fotove, ku shihet ai dhe Fredi Alizotaj, i njohur për përfshirjen e tij në dosjen Babale.

Lushanj, shkruan se e njeh Alizotin prej kohësh, dhe janë takuar afër shtëpisw së tij.

“Kanë ndenjur këtu afër shtëpisë time, se e njihja prej vitesh… Ishin të trembur e pa bukë. Unë iu afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëjë kushdo që është shqiptarë”, shkruan ndër të tjera Lushaj.

“Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe  rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer  po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte”./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Melanie Trump mahnitëse, në Kongresin e Shtëpisë së Bardhë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.