I paralizuar prej 20 vjetësh, programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ i bën surprizën më të bukur
Dritare.net
Vështirësitë ekonomike e kishin detyruar atë që të emigronte që në moshë të re. Fatkeqësisht, duke punuar, ishte rrëzuar nga një lartësi e madhe.
Për pasojë, Lazri kishte humbur aftësinë për të ecur.
Gazmedi, vëlloai i Lazetit dhe kunata e tij Martinja, bashkë me programin “Dua të të bëj të lumtur”, i dhanë atij një mesazh:
“Ne jemi sot këtu për të të bërë sadopak të lumtur. Ti je një vëlla i mrekullueshëm dhe do të jesh pjesë e jetës sonë përgjithmonë! Faleminderit që i do fëmijët tanë sikur të ishin fëmijët e tu.”
Drejtuesa e programit Arbana Osmani kishte ftuar edhe moderatorin Alban Dudushi, për t’i dhënë sado pak lumturi Lazerit.
Albani kishte një mesazh për Lazerin: “Në ka diçka të jashtëzakonshme është fuqia që ka gjithësecili brenda nesh”, i tha ai.
Ndërsa programi surprizoi Lazerin me një dhuratë të bukur, një karrige elektrike me rrota, që e lumturoi atë pa masë./E.B-dritare.net