I nxehti ‘përvëlon’ Australinë, temperatura në mesnatë shënoi 35.9 gradë

Australia po “shkrihet” nga moti i nxehtë që ka prekur vendin gjatë 10 ditëve të fundit. Temperaturat maksimale kanë arritur rekordin, si pasojë e valës të së nxehtit. Autoritetet thonë se i nxehti ekstrem ka shkaktuar viktima në njerëz, zjarre, si dhe rritje të numrit të personave që i drejtohen spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO DHE :  Juventus, kampion për të tetin vit rradhazi në Itali

Byroja e Meteorologjisë në Australi sqaron se referuar të dhënave paraprake, në nivel kombëtar është regjistruar një temperaturë maksimale prej 40 gradë Celsius.

“BBC” shkruan se në qytetit Noona, në New South Wales gjatë natës së kaluar është regjistruar temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Australi, 35.9 gradë Celsius./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.