Sipas policisë një nxënës ka tmerruar klasën dhe mësuesit, kur në çantën e librave i kanë gjetur një thikë kuzhine.
Mësohet se i mitur A.V, 17 vjeç, banues në Tiranë kishte marrë me vete një thikë kuzhine, për arsye të ende të panjohura.
Menjëherë janë alarmuar mësuesit dhe në prani të psikologes dhe drejtorit kanë kërkuar edhe praninë e prindërve të adoleshentit. Ende nuk dihen shkaqet përse, i riu e kishte marr me vete thikën
Drejtoria e shkollës ka bërë kallëzim penal për këtë rast, ndërsa policia ka nisur hetimet./a.f/Dritare.net