I dënuari për vrasje, kundër ekstradimit nga Anglia: Në Shqipëri më pret vdekja
Dritare.net
“Daily Mail”, duke paraqitur historinë shkruan se babai i tre fëmijë, me një këmbë të prerë pak centimeter në gju, pas një aksidenti me motor u mbrojt para gjykatës angleze, duke thënë se nuk mund të kthehet në vendin e orgjinës, pasi për shkak të korrupsionit, aty rrezikon ta vrasin si pasojë e gjakmarrjes për krimin e kryer. Barci, sot 40 vjeçar deklaroi se erdhi në Britani me identitet të rremë, pak kohe pasi kreu vrasjen e dyfishtë, më korrik 1997. Babai i tre fëmijëve tashmë është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, por po lufton ekstradimin duke përdorur ligjet e të drejtave të njeriut për të siguruar jetën e tij, duke thëne se është në rrezik nga “gjakmarrja”.
Barçi pohoi se nipi i tij u vra më vonë në një sulm brutal hakmarrjeje në një vend ku “nderi është më i rëndësishëm se jeta”. Por ai i shpëtoi ndjekjes dhe iku në Britani të Madhe në vitin 2001, duke pretenduar azil si refugjat kosovar, me pseudonimin Samir Basha. Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë të tij në vitin 2009, dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas ankimit nga familjaret.
Çështja tani është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja kunder tij, ndaj dhe po e kërkojnë. Ai në gjyq u paraqit me patericë dhe tregoi edhe aksidentin me motor në 1996, ndërkohë që jeta është e vështirë pasi vijon të përdorë medikamente të shumta.
Barçi, i cili jeton në Northolt, në perëndim të Londrës, tha para gjykates: “Për shkak te korrupsionit, ata mund të më vrasin lehtë atje, në Shqipëri.” Ai tha se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse e dinte që Anglia do të më mbronte atë dhe familjen e tij.