I dënuar me vdekje, djali i ish diktatorit Gaddaf, lirohet nga burgu
E Diel 11 Qershor 2017, 09:09
Dritare.net
Batalioni Abu Bakr al-Siddiq, një milici në qytetin Zintan, tha se Saif al-Islam është liruar më 9 qershor, por nuk dha detaje për vendndodhjen e tij.
Milicia tha se lirimi është bërë me kërkesë të “qeverisë së përkohshme”. Qeveria, me bazë në lindje të Libisë, ka lëshuar amnisti për Saif al-Islamin.
Por, në vitin 2015, ai është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë në Tripoli, ku kontrollin e ka një qeveri rivale, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Saif al-Islami kërkohet po ashtu nga Gjykata e Hagës për Krime.