I dashuri po më çmend. Më ndihmoni!  

Pyetje Sofit:  Më duket se po kaloj në depresion. Kam 2 vjet e lidhur me një djalë. Ishte i divorcuar kur e njoha. Në fillim kalonim shumë mirë dhe kishim të njëjtat interesa. Ka pak kohë që nuk po kuptohemi më, atij nuk i duket mirë asgjë që bëj unë dhe ma hedh fajin për gjithçka që shkon keq. Më thotë që ish- gruaja e tij është më e mirë se unë dhe unë nuk di të bëj asgjë. Nuk mund të jem më vetja ime, duhet të mendoj, të ndiej dhe të sillem siç do ai, përndryshe ai më akuzon për gjithçka. Ndihem shumë e trishtuar dhe e pavlerë.  Mendoja se me të mund të funksiononte. I kam qëndruar pranë në momentet e tij të këqija dhe e kam ndihmuar, por tani mendoj se ai nuk më do më.  Nuk di ç’të bëj, ndihem e shkatërruar.

Sofi përgjigjet:

Nuk më duket çudi që ndihesh keq, kur dëgjon të të thotë këto gjëra, njeriu që ti do. Ndoshta e ka një arsye, pse është divorcuar. Ai mund ta ketë trajtuar dhe ish-gruan e tij, në të njëjtën mënyrë që të trajton dhe ty. Ti shkruan se mendon se po kalon në depresion. Ekziston një teori se,  depresioni është inat i kthyer ndaj vetes tënde. Ndoshta je duke ia shprehur vetes tënde inatin që ndien ndaj tij. Në mënyrë që mos e lejosh të të ndodhë kjo gjë, duhet të kuptosh që ti nuk e meriton mënyrën se si ai po sillet me ty. Mos e lejo të të trajtojë në këtë mënyrë. Ai po abuzon emocionalisht dhe verbalisht me ty. Ndoshta është koha të mendosh të mos e duash ti atë dhe jo e kundërta. Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë është t’i japësh fund kësaj marrëdhënieje, sa je ende në kohë. Problemi qëndron tek ai, dhe jo te ty, prandaj shpëto veten tënde! Shijo lirinë tënde dhe do të vijë koha, kur do të njohësh dikë që do e duash dhe do të dojë siç ti e meriton.

LEXO DHE :  5 arsye pse tezet janë të veçanta, për fëmijët

Të uroj fat!/dritare.net

Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.