I çmendur pas motrave Vjollca/ Fansi ka ngacmuar edhe Marinën, jo vetëm Luanën
Dritare.net
Sherri me grushte për Luanën në Unazë.
Luana Vjollca nuk i pati denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.
Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga “TCH” me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme.
Ajo ka lajmëruar mikun e saj Krenar Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet. Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32¬vjeçari, Besmir Lila. Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij.
Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën. Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën. Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë