I ati e braktisi në altar, Serena Williams rrëfen momentin prekës
Dritare.net
Ajo që ra më shumë në sy gjatë dasmës, ishte fakti se, Serena nuk u shoqërua nga i ati kur hyri në altar. Pas kësaj, përveçse ishte një dasmë super e bukur, ajo u komentua shumë edhe për faktin, se i ati e braktisi në altar.
Mirëpo Serena ka vendosur të flasë për herë të parë në lidhje me momentin prekës kur mori vesh se, ai s’do të vinte në ditën e shumëpritur.
“Ai ishte në New Orleans duke zgjedhur kostumin, gjë për të cilën isha shumë e lumtur. Por më vonë më dërgoi një mesazh duke më thënë që të mos mërzitesha, sepse ai s’mund të më shoqëronte. Kishte nisur të bëhej nervoz, të mos ishte vetvetja.”
Serena shprehet se, pavarësisht kësaj, ajo vendosi ta kontrollonte situatën dhe nuk e kapi paniku si, çdo nuse tjetër.
“Ba’, gjithçka është në rregull. Nëse nuk do të vish, nuk ka problem. Unë s’jam e mërzitur, madje nuk dua që ti të mërzitesh për këtë situatë.”,- i shkruan tenistja të atit./K.C/Dritare.net