Humbja në Dibër, ja debati i fortë brenda grupit të PD

Humbja e bashkisë Dibër në garën vendore të së dielës është bërë shkak për një debat të fortë brenda grupit parlamentar të PD­së.

Mësohet se deputeti Eduart Selami ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë për të marrë në analizë humbjen në Dibër. “Kemi pasur katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë”­ mësohet të ketë thënë ai.

Sipas Selamit, rezultati në Dibër është ‘për gabimet tona’. Mësohet se ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se duhet analizë e gjerë, pasi PD nuk është pronë e kryetarit, por pasuri kombëtare.

Edhe deputetja Majlinda Bregu ka folur me tone të ashpra, duke theksuar se për humbjen e pësuar në Dibër nuk mund t’i shmangemi përgjegjësive. Sipas saj, degët në rrethe janë në bjerrje totale dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet. Deputetja Bregu mësohet të ketë thënë se “e dija boshllëkun që do të linte ikja e Berishës”.

Ajo nuk është dakord me argumentin që përdoret gjithnjë për vjedhjen. “Do vijojmë të themi, na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm. Nuk bëhet dasma me kryshq, krushqit përcillen me gëzim. Nuk mund të vendosësh aleanca pa diskutuar më parë me deputetët. Nuk mund të na bëjë fushata Kreshniku”­ ka thënë ajo.

Edhe deputeti Arben Imami, duke folur për këtë çështje ka theksuar se për këto zgjedhje nuk u veprua drejt. “Isha i bindur që nuk po veprohej drejt, ndaj nuk erdha në fushatë”­ mësohet të ketë thënë ai.

DEBATI I PLOTE

Bumçi: Të mos biem në grackën e PS, problemi nuk është tek zbatimi i statutit ne PD. Bandat dhe droga ka bërë nam në Dibër. Nuk është çështje tek qytetarët aty, aty në kemi funksionuar. Puna është të kërkojmë zgjidhje të mëdha politike. Per mua dy jane rruget: Ose zgjidhje politike ketu ne qender ose ekuilibrim forcash në terren.

Dogjani: Aktivizimi jonë ishte plus dhe ishte shumë mirë. Por nuk kemi çfarë i bejme droges, aty ka marrë çdo parcele drogën e vet. Policia është e politizuar, shefi i krimeve punonte për të ruajtur drogën dhe tani ju bënte shantazh për fotot ndryshe do kishin pasoja. Në drogën e kemi kudo e keni ne zall herr, e keni ne çdo cep ku është problemi më i madh që duhet të jap zgjedhjen opozita.

Halimi: për mua Dibra nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rezultati ne Peqin, nga Kruja, Kavaja, Durrësi e me rradhe. Kesaj rradhe mori përmasa krejt dramatike sepse kështu janë tashmë edhe përmasat e droges dhe krimit në vend. Opozitat nuk çajnë dot bandat dhe krimin. Këtu duhen zgjidhje po aq radikale sepse situata është e rende. Policia e kishte me liste, kush kalon kush nuk kalon në zona të caktuara. Si mund të përballemi me këtë në? Vetëm masa drastikesfiduar reformën ne drejtësi. Per te sfiduar dekriminalizimin, retoriken e Rames i kemi vene bombe në vetes tone. Ceshtja themelore ehte te jemi perballe Rames jo pjesa e brendshme. Cfare do i bejme eksperimente te Rames? Rezistence e forte, qeveria teknike. Rama i shtyn qe ne mos dalim ne protesta qe te duket sikur jemi kundër, cilat jane masat qe do marrim se eshte eksperiment me i poshtër me demokracinë dhe me popullin.

Ristani: Nga teoria e gabimit nuk shpëtojmë dot. A mund te vendosim nje kod sinqeritet me njeri tjetrin. Dibra angazhim me te madh se kjo nuk mund te kete, se ishim te per nderuar. Nuk u humb nga gabimet tona. Selishta 50 minus zone e mbledhur me shume me droge. Min kaq burgu. Jane takuar te gjithe faktorët aq shume pune sa do fitonim. Gjithe ky aktivitet nuk ja del dot mafia shqiptare dhe parave. Te ngrejë e protesta dhe opinionin intelektuale patjeter qe organizimi duhet. Me krim me drogë me parate nuk ja dalim dot. Pa besnikëri dhe sinqeritet nuk bejme dot.

Mima: Ne te gjitha ne terren e pame qe jane punesuar 30 cuna nga fshati15 euro ne dite me parcelat e droges. Shefi i komisariatit ka kontaktuar me mbjellesjt e droges dhe ju ka thene kemi foto per cdo parcele. Ose viten ose jeni te gjithe ne burg. Pas ores 4 kur u kthyen nga parcelat me kanabis u rrit ritmi i votimit.

Bedri Hoxha: Nuk eshte ceshtje strukturash por ceshtje shitje vota. Me thane cope 400 mije leke, eshte daja e njeri dhe i mori. Deputetët nuk shkojnë në zonat ato nuk duan politiken e madhe. Probleme me konkrete. Ne jemi bere per te ikur nje pjese, duan fytyra te reja. Emero njerezit lere mos bej zgjedhje.

Bylykbashi: Atje do kishte humbur kushdo, mënyra si kontrollohet qendra e votimit eshte e rende. Çelësi i tyre eshte tek njerezit qe shpërndajnë parate, nuk eshte ceshtje e statusit tone. Po u morem me vete ska lidhje duhet te bejme nje gje ndryshe. Veprim politik i forte qe do na bej ne 10 muaj te jene syte e veshët tek zgjedhjet. Ne 2001 mazhoranca fitoj por nuk kishte besueshmeri, duhet vepruar ndryshe. Ne shikojmë silueta tani por ka shume me shume poshtë nga droga dhe krimi. Çdo lloj reforme nuk na jep rezultat duhet aksion. Po e kthyem brenda nuk dalim gjëkundi.

LEXO DHE :  Protesta/ Studentët e Durrësit nisin marshimin drejt Tiranës

Vokshi:Djemtë e kryeplakut ka parcela droge dhe ka ndenjur aty me deputetet. Votuesit Benin foto dhe merrnin leket tek dyqani fshatit. Banor te Tiranes ishin. Djemtë e kryetarit te qendrës se votimit kane votuar Per Muharrem Ramen. Infermierëve presion. Duhet te komandoni kryetare degesh dhe pastaj ne baze rezultatit shikojmë.

Patozi: Trupa me e larte te bej analize, duhet ta bej dega lokale, ajo qe ne do bejne te marrim nje SMS per 2017 dhe asgjë tjetër. Nuk e sollen problemet tona humbjen ne Diber. Pas 10 muajsh do na ndodhte ne zgjedhjet e përgjithshme me mire qe i humbet se pame Skemen e tyre. Nuk duhet ta ngrenim stekenn aty. Skenarët Per shitjet e blerjes.

E dyta kemi mundesi ti perballemi plumbi me plumbi. Nuk duhet te na shkoj ne mend kete se jemi parti vlerash. Por edhe sikur luajmë ne terrenin e tyre dhe pas kesaj do jete ceshtje horrash. Dhe ne nuk na takon te ruajmë kauzën. Ne jemi te vonuar tek reforma zgjedhore, kemi humbur kohe me reformat ne drejtësi. Problemet nxirren koke ne Diber qe te riparojnë. Ne duhet te ushtrojmë force Per kodin e ri Zgjedhor.

Se dyti nuk gjykoj se strukturat jane probleme por duhet te merremi me mesazhin e madh politik. Bandat jane ne qarkullim, mafia e forte por do jete e shperndarë ne gjithe vendin. Duhen Njerezit qe nuk jane bandit por rruge nuk hapin. Ambiguitet me aleancat zgjedhore, po lame vend per dyshim japin mesazhin. Po jane te gjithe njëlloj atehere rri me qeverinë. Se nuk rrezikojnë. Por qytetaret me dha mund ti marrim me shprese. Jemi si Bayerni te dalim partia e pare.

Strazimiri: Pjesa e kolegeve te Dibres nuk i dine hallet aty ne votim. Ajo nate ne Sohodoll ka qene e tmerrshme. Beme shume mire qe shkuam aty. Ata kane blere 16000 vota atje. Me buxhet te pakufizuar, mesatarja 50 euro. E zgjidh kete pune mbledhja e keshillit kombetar, jo sigurisht. Aq sa e zgjidhni deputetet qe kane bere operacione policore. Çdo gje tjeter qe shkon tek pjesa jone, eshte kot. Ata e kane mbytur me lek. Pane Luznine dhe i dinin me leket qe kishin dhene sesa vota kishte brenda kutia. Na i thoshin para. A do te pranojnë qe ta detyrojnë shqiptarin te heq dore vullnetarisht nga e drejta e votës.

Islami: Kam tre sfida. Sfida e parë lidhur me krimin, lidhur me korrupsionin dhe e ,lidhur me kanabisit. Sfida 2 marrëdhëniet me nder kombëtares. Pse nuk kane thene asgjë per te gjithe keto qe po ndodhin. Sfida 3 Ceshtja e brendshme e partise. Pa përballje masive nuk shkojmë dot ne zgjedhje. Mbledhje demokratike kur themi mendimin por jo ta nxjerrim.

Kruja: Hashashi na ka marrë ne qafe. Nuk e kishin pernasen dhe ishte nje efekt shkaterrimi. Nga varfëria eshte vullnet i deformuar nga halli, nje bashkëjetese nga pamundësia. Shqipëria gjithe drogë. Policia ia lejon vetes. Të bëjmë protestat por të jemi plotë aty. Dhe duhet ta ndërkombëtarizojme çështjen. Vota unë deformua në shtëpi dhe jo rrugës. Dalin deklarata për lgbt dhe nuk di për këtë.

Paloka: Analizë se kemi por diskutim i shpejtë. Mendon që na shërben ti themi gjërat realisht. Nuk duhet të fshehim të vërtetat e mëdha për gjëra të vogla. Probleme i dinim që në fillim, droga dhe para që ditën e parë. Seksionet unë ngritën dhe unë forcuan dhe grupi parlamentar. Përplasjet ishin me te larte ta ne vite por i rregulluam me aq sa mundem. Na i thane qe nuk kemi kush na mbroj voten, shkuam per fitoren se nuk na i merrte mendja ketu përmasa droge dhe paraja. Fryma ishte pozitive aty. Vinin socialistet tek ne edhe fshehurazi. Nuk ja leme dot ykemr lakes, por ja qe edhe fryma nuk veri pune. Veri qe ata te mobilizoheshin per te blere votat. Ishin fikur dritat ne sorodolle mes natës unë përplasen me kriminal.

Noka: U perballem me terrorin qe bente ai tek njerezit. Ne Luznin kishte uri per buke, normale qe nje thes me miell. Eshte ajo pjesa qe nuk i interesonin se cfare do ndodhë. Strukturën e kemi ne dore vete dhe e gjejmë kollaj, po te ishte Ceshtja tek foto e kishim zgjidhur. Po nuk jane keto problemet. Po Thame qe PD eshte problemi hajde tja fusim lul Bashes se na erdhi rasti keshtu eshte tmerr nuk e di kush fiton nga ju. Çoni vetëm ujë tek kundërshtari. 2001 ashtu na u duk por tani është më rëndë. Në me intelektual bujarin dhe petrit barë ata fitojnë me Sadriun dhe Ymer Lalen. Po kërkuam t’ia fusim njeri tjetrin do rri ai për 40 vjet.

Basha: Inkurajon debatin. E nesërmja na vë përballë kundërshtarëve. Ata mund të merren edhe me çështjet e brendshme. Në duhet t’i tregojnë shqiptareve që ishim aty për të mbështetur qytetarët dhe jo për të marr Bashkinë,. Nesër do jete problem kombëtar, në raport me drogën dhe me krimin. Si dhe pse shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga ne. E jona nuk është përplasje bandash po

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.