Humbin me Partizanin, Mema zbulon fajtorin në skuadër

Pas humbjes në derbi me Partizanin në rezultatin 2-1, trajneri i Tiranës Ardian Mema ka gjetur edhe fajtorin e humbjes, duke thënë se për të fajtori është  mbrojtësi Albi Doka.

Ai tregon se Doka neglizhoi aksionin në rastin e golit të parë, duke bërë që Partizani ta kishte më të lehtë mësymjen drejt  portës.

“Është e njëjta tablo që ka ndodhur edhe në disa ndeshe të tjera gjatë javëve të fundit. Të them të drejtën nuk është se luajtëm më mirë se Partizani, por ishim në avantazh dhe kishim mundësi të fitonim ndeshjen.  Nuk e di se si mund të pësojmë gola të atillë, konkretisht e kam me Dokën në rastin e golit të parë, pasi topi doli në rivënie anësore dhe ai i ktheu shpinën aksionit, duke neglizhuar në mënyrë të pafalshme”, theksoi Mema.

LEXO DHE :  Video/ Zjarr në Korçë, digjet ndërtesa  katër katëshe

Gjithashtu trajneri nënvizuar  faktin  se do të bisedojë me presidentin e klubit, pasi sipas tij, nuk mund të vijohet më tej me këtë papërgjegjshmëri.

“Duhet të flas me presidentin dhe të rishikoj pozicionin tim, pasi nuk mund të vijohet me këtë papërgjegjshmëri”, u shpreh  trajneri pas ndeshjen./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.