Humbin jetën dy fëmijë në një aksident, në Kavajë
E Shtunë 7 Maj 2016, 18:06
Dritare.net
Sipas njoftimit tw policisw në rrugën dytësore Golem-Kavajë, mjeti tip “Mercedes Benz”, me targë AA372JG, me drejtuese shtetasen S. N., 24 vjeç, banuese në Durrës, duke drejtuar mjetin, në të cilën ndodheshin 3 fëmijë, është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 fëmijë ende të paidentifikuar. Drejtuesja e mjetit me fëmijën E. N., 1 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.