Humbi jetën duke ndjekur pasionin, miqtë mesazhe rrëqethëse për Mandin
Dritare.net
Gazetarët dhe miqtë kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e mikut të tyre, ja disa nga mesazhet që i drejtojnë 34-vjecarit.
Postimi i gazetarit Erjon Skendaj
“O shok, o mik, o Mandi sa e rënde dhe e vështire qenka të shkruash për ty tani që nuk je me. O zot nuk e besoj ende që ka ndodhur vërtete edhe pse m’u desh që të lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tënd të fundit me zërin që më dridhej e që nuk me linte ta përmbyllja leximin.
Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe në ato që dije të bejë më mirë. Në mend me vijne një mori kujtimesh që i ndamë bashkë që nga përmbytjet në Shkoder, 21 janari e në çdo protestë e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh për ne shoket e tu të neës 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoftë dhimbjen e madhe familjes tënde”, shkruan Skëndaj./K.C/dritare.net