Tentuan të shfrytëzonin të miturën, Gjykata lë në burg 3 të rinjtë nga Fieri

Ditën e sotme, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë për tre të rinjtë, të cilët rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin të miturën, në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Gjykata ka lënë në burg, tre të rinjtë e arrestuar, Redion Tereziun, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marius Calameni, 24 vjeç.

Ndërkohë, familjarët e Marjusit, shprehen se i biri është i pafajshëm, pasi  ai thjesht u ka dhënë biçikletën shkove të tij dhe është arrestuar vetëm se, biçikleta u gjet në vendngjarje.

LEXO DHE :  Dasma e Gjikos dhe Elitës po afron, moderatorja tregon pajën

Tre të rinjtë dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzën në shtëpinë e papërfunduar ku ishin edhe dy shokët e tij./K.C/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.